Press "Enter" to skip to content

Kultura populiste dhe rinia

Nga: Prof. dr. Mehmet Gërmez

Me përpahjen e gjerë të mjeteve të komunikimit masiv në periudhën moderne, kultura populiste e cila ka përfshirë nën ndikimin e saj pothuajse çdo anë të jetës sonë, po zapton gjithnjë e më tepër mendimin, shpirtin dhe personalitetin tonë. Kultura populiste nuk po mjaftohet vetëm me pushtimin, por po i shndërron vlerat tona materiale dhe shpirtërore një e nga një në material konsumi. Duke u bërë tërheqëse për masën, kultura populiste ka filluar të krijojë hartën e vet të shenjtë. Sot mund të flasim për një degjenerim serioz të përftuar nga ndikimi i popularizmit, duke filluar nga mënyra e ngrënies, pirjes, veshjes, përshendetjes, urimeve,fejesës, martesës, komunikimit, muzikës, artit etj.

Individi i mbetur nën ndikimin e kulturës populiste, për të vazhduar ekzistencën ose për të fituar status në shoqëri është i detyruar të shndërrohet në objekt të kësaj kulture ose për të mos u përjashtuar nga shoqëria, është i detyruar të jetë i informuar rreth elementeve të kësaj kulture.

Kultura populiste, e cila zotëron aftësinë për të ndikuar në një kohë mjaft të shkurtër mbi shoqërinë, fatkeqësisht është shndërruar sot në mjetin më të rëndësishëm të ekspansionit kulturor. Kjo kulturë po përdoret si mënyra më e shkurtër dhe e shpejtë për ta zhveshur shoqërinë nga vlerat dhe kultura e vet tradicionale. Kjo kulturë shfaqet duke krijuar dëshira të përkohshme, që tërheqin interesin e shoqërisë, pastaj zhduket duke u konsumuar në mënyrë të pavetëdijshme nga populli. Megjithëse kultura populiste shfaqet si një dukuri e preferuar nga populli, ajo nuk mbështet në asnjë vlerë.

Kultura populiste është e fokusuar kryesisht te rinia, sepse ajo është më e gatshme për t’u përshtatur me gjendjet e reja dhe përvetësuar vlerat e kulturave të ndryshme. Duke qenë e mbushur me ndjenja, energji, dëshira, pasione dhe emocione të larta, rinia bëhet shpejt pre e rrjetës së kulturës populiste.

Të gjitha identitetet e rreme, heronjtë e rremë, bota dhe imazhet shumëngjyrëshe që u serviren si modele të rinjve, të cilët janë akoma në periudhën e njohjes së vetvetes, inkurajojnë kulturën populiste. Nën ndikimin e kulturës populiste, rinia alienizohet nga shoqëria ku jeton, duke u përballur kështu me kriza identiteti dhe brezash. Si përfundim, na shfaqet një rini e shkëputur nga familja dhe vlerat fetaro-shpirtërore, e privuar nga qëllimet dhe idealet e larta dhe e zhytur pas pasioneve, dëshirave dhe epsheve. Edhe pse mund të shpëtojnë në planin material, në planin shpirtëror dëmet janë bërë pothuajse të pandreqshme. Prandaj është detyrë e çdo myslimani t’i ofrojë rinisë një jetë konform vlerave fetare.

Rinia duhet të edukohet me vlerat e dashurisë, respektit, dinjitetit, punës, sakrificës, nderit, diturisë dhe guximit. Ata nuk duhet të jenë pararojë në shkatërrimin e vlerave, por në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë të tyre. Të rinjtë duhet të jenë ushtarët pararendës të kauzës islame në gjithë botën.Vetëm në këtë mënyrë mund të dalin personalitete të mëdha të përmasave botërore. Kjo kulturë mund të prodhojë profesionistë, por nuk mund të prodhojë personalite që të marrin përsipër problemet e shoqërisë.

Rinia duhet t’i marrë vlerat nga Kurani dhe jeta model e Pejgamberit (a.s.). Ata duhet të zënë një vend shumë të rëndësishëm në botën e Pejgaberit tonë të dashur. Pejgamberi (a.s.), gjithmonë ka krijuar një lidhje të sinqertë dhe të veçantë me të rinjtë. Ai është interesuar në mënyrë të veçantë për edukimin e rinisë dhe shkolla ku u edukuan këtë të rinj nxori njerëz që udhëhoqën botën drejt dritës hyjnore. Ata morën përgjegjësi të mëdha në administratë, ushtri, arsim, tregti etj.

Personalitete të tilla, si: Ebu Hurejra, Abdullah ibn Omer, Adullah ibn Mesur, Abdullah ibn Abbas, Muadh ibn Xhebel, Enes ibn Malik (r.anhuma), e shumë të tjerë që u edukuan nën kujdesin e Pejgamberit (a.s.), janë shembuj model të kontributit në ndërtimin e qytetërimit dhe kulturës islame në botë.

Natyrisht që rinia ka problemet e veta karakteris tike për periudhën e saj. Periudha e rinisë është një periudhë ku fuqia dhe entuziazmi janë në kulmin e tyre. Po t’u shtosh këtyre dy elementeve edhe mungesën e përvojës, atëherë rreziku për të hyrë në qorrsokake është shumë i madh. Përgjegjësia për t’i ndihmuar ata të shikojnë gabimet, është e të rriturve, e prindërve, e mësuesve, e hoxhallarëve etj. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që rinia në këtë periudhë të orientohet në respektimin e urdhëresave dhe ndalesave fetare. Pejgamberi (a.s.), i ka siguruar të riut që ruhet nga harami hije nën arshin e Allahut në Ditën e Gjykmit. Prezantimi i ibadetit si një nga shkaqet kryesore në përfshirjen e rinisë në grupin që do të jetë nën hijen e arshit të Allahut, tregon rolin e ibadetit në ruajtjen e rinisë nga dënimi hyjnor dhe rëndësinë e një rinie të pastër, që qëndron larg harameve, për të ndërtuar një shoqëri të pastër dhe të shëndoshë.

Dëshira jonë më e madhe është edukimi i një rinie të vetëdijshme dhe të gatshme për të marrë mbi supe përgjegjësitë e së ardhmes dhe për të ndërtuar botën sipas vlerave hyjnore. Një rini që do të jetë model për botën islame në veçanti dhe për të gjithë botën në përgjithësi…

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *