Press "Enter" to skip to content

Ligji kozmik

Nga Prof. dr. Sadik Këllëç

Islami e ka ndërtuar sistemin e vet të besimit, si në planin teorik, ashtu edhe në planin praktik mbi parimin e nënshtrimit të plotë ndaj një Zoti të vetëm. Këtë parim e pasqyron në mënyrë të barabartë në sistemin e besimit, adhurimit dhe në sistemin ligjor. Në këtë mënyrë, “La ilahe illallah” (nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, që meriton të adhurohet), shpreh kuptimin praktik të shehadetit. Kurse “Muhammeden Resulullah” shpreh marrjen e sitemit nga Muhamedi (a.s.), dhe jetësimim e shehadetit në jetën tonë.

 Dëshmia “La ilahe illallah Muhammeden Resulullah”, shpreh në formë të plotë programin e jetës në Islam. Kjo dëshmi vendos parimin e robërimit vetëm ndaj Allahut, duke penguar në mënyrë kategorike robërimin e njëri-tjetrit. Shprehja “ La ilahe illallah” synon pikërisht realizimin e këtij parimi. Kurse shprehja “Muhammeden Resulullah” kërkon që mënyra e realizimit të këtij parimi të merret prej të Dërguarit të Allahut, Muhamedit (a.s.).

Allahu ka vendosur një harmoni dhe rregull për çdo gjë që ka krijuar. Përse Allahu ka përcaktuar legjislacionin dhe mënyrën e jetesës, që duhet të ndjekim në këtë botë? Përse duhet ta përcaktojë Allahu orbitën tonë, rrethin e veprimit tonë. Ta trajtojmë këtë me disa pyetje.

  1. Si është krijuar universi dhe cili është ligji i tij?

“Është Ai, i Cili krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre për gjashtë ditë e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe pyet për Të ata që dinë.” ( Furkan, 59.) “Allahu është Ai, i Cili krijoi natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën; e të gjitha këto lundrojnë në gjithësi.” (Enbija, 33.)

Sunduesi i qiejve dhe i Tokës, i Cili nuk ka bir e nuk ka ortak në pushtet; i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet! (Furkan, 2.)

Mund t’i shtojmë ajetet që trajtojnë universin dhe ligjet e tij. Siç kuptohet lehtë nga ajetet, çdo gjë në univers ka një funksion dhe qëllim të cilin ia ka përcaktuar Allahu. Toka, duke u rrotulluar rreth diellit, formon vitin, kurse duke u rrotulluar rreth vetes, formon ditë-natën, pemët japin fruta… pra çdo gjë në univers e zbaton me përsosmëri detyrën e përcaktuar nga Allahu. Ky ligj i vendosur nga Allahu, siguron harmoni midis gjithë njësive dhe rregullon çdo lëvizje në sistem. Në këtë mënyrë, sigurohet ekulibri i ekosistemit universal. Ngaqë universi u bindet këtyre ligjeve, nuk çekulibrohet, nuk del jashtë rregullit të vendosur.

2. Krijimi i njeriut. Çfarë është dhe si është?

Edhe njeriu është një pjesë përbërëse e university, e krijuar prej Allahut. Nga pikëpamja e ndërtimit fizik dhe biologjik, njeriu është i detyruar t’u bindet ligjeve të vendosura nga Allahu. Që në fillim, njeriun e ka sjellë në ekzistencë Allahu. Njeriu ndjen uri, etje; ha dhe pi. Njeriu kryen frymëmarrje sa herë dhe në formën që i ka përcaktuar Allahu. Të gjitha organet funksionojnë sipas programit të vendosur nga Krijuesi. Këto sisteme janë jashtë kontrollit të njeriut, pra nuk varen nga vullneti i njeriut. Në këtë prizëm edhe njeriu si çdo qenie në univers, u është nënshtruar ligjeve të vendosura nga Allahu.

3. Çfarë është sheriati dhe cilat janë funksionet e tij?

Allahu thekson në ajetin e 14-të sures Rahman krijimin e njeriut prej balte. “Ai krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba.” Siç e përmendëm më sipër, funksionimi fiziologjik i njeriut i nënshtrohet ligjit të Allahut në mënyrë të pavullnetshme. Për të siguruar një harmoni, ekulibër dhe koordinim midis anës së vullnetshme të njeriut dhe anës së pavullnetshme të tij, Allahu ka vendosur një sistem ligjor, “sheriatin”. Për të mos dëmtuar këtë ekulibër dhe harmoni është i domosdoshëm zbatimi dhe respektimi i këtij sistemi ligjor.

Për të arritur një kompromis midis pjesës së padukshme të personalitetit dhe pjesës së dukshme të tij, është patjetër i domosdoshëm respektimi i sheriatit.

4. Përse ligjvënësi duhet të jetë Allahu?

Njerëzit nuk mund t’i kuptojnë të tëra ligjet që rrethojnë universin, që sigurojnë funksionimin normal dhe vazhdimësinë e tij. Madje, njeriu nuk është në gjendje të kuptojë plotësisht as vetveten e tij. Prandaj është e pamundur për njeriun të vendosë një sistem të efektshëm me të cilin të sigurojë ekulibrin dhe harmoninë midis vetes dhe botës që e rrethon. Nëse përpiqet të bëjë një gjë të tillë, patjetër që do të cenojë harmoninë dhe ekulibrin. Në fakt, njerëzit janë përpjekur për të krijuar një system, por në përgjithësi sistemet e ndërtuara prej tyre janë bërë shkak i shumë fatkeqësive të njeriut.

5. Përse Allahu nuk i ka dhënë mundësi njeriut ta krijojnë vetë sistemin ligjor?

Njerëzit janë përpjekur për të krijuar sistem ligjor alternativ ndaj sheriatit të Allahut, por nuk kanë pasur sukses. Këto ideologji, jo që nuk u kanë dhënë zgjidhje problemeve të njeriut, por ia kanë shtuar më tepër problemet atij. Allahu në mënyrë të përbledhur e shpreh kështu nismën e njerëzve për të krijuar një sistem konkurent të sheriatit.“Sikur e Vërteta të ishte sipas dëshirave të tyre, atëherë do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Ne u kemi dërguar atyre Këshillën (Kuranin), por ata shmangen nga ajo.” (Mu’minun, 71.)

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *