Press "Enter" to skip to content

Një njeri i madh

Nga Selim Ajdën

-Studio, bëhu njeri i madh!

Kjo është një këshillë që e kemi dëgjuar shpesh nga prindërit dhe mësuesit tanë. Por çfarë do të thotë të bëhesh njeri i madh? Pse prindërit kanë dëshirë që fëmijët e tyre të bëhen njerëz të mëdhenj?

Çdo fëmijë dëshiron të rritet. Sigurisht që me rritjen nuk shtohet vetëm pesha dhe gjatësia por zhvillohet edhe mendja jonë. Dijet që marrim çdo ditë na ndihmojmë që të rritemi.

Ngrënia dhe pirja janë të domosdoshme për zhvillimin fizik, por ne kemi nevojë edhe për zhvillimin mendor. Në këtë moment futet në valle: mësimi, të mësuarit.

Pa mendoni një fëmijë të vogël që sapo ka filluar të flasë. Ai është vazhdimisht kureshtar. Gjatë gjithë kohës pyet: “Çfarë është kjo? Çfarë është ajo?” Ndjenja e kuriozitetit na bën të mësojmë gjëra të reja.

Allahu e ka pajisur çdo njeri me forcën e zgjuarsisë. Ndërkohë zhvillimi i mëtejshëm i kësaj dhuntie është në dorën tonë. Askush nuk mund të zhvillohet duke qenë i zgjuar dhe i talentuar. Secili duhet të punojë, nëse dëshiron të jetë i suksesshëm.

Një njeri i madh e përdor zgjuarsinë e vet për të qenë i dobishëm për atdheun dhe për njerëzimin. Historia jonë flet për shumë njerëz të tillë.

Një nga njerëzit më të mëdhenj të botës ka qenë edhe Sulltan Fatih Mehmeti. Me çlirimin e Stambollit ai mbylli një epokë për të hapur një epokë tjetër.

Që kur ishte fëmijë ai dha shenja se do të bëhej një njeri i madh. Nuk dallohej vetëm për zgjuarsi, por edhe për disa punime dhe përpjekje të mëdha që kishte bërë. Ai kishte njohuri fetare dhe shkencore.

Nuk ishte dija ajo që e bëri Fatihun njeri të rëndësishëm. Që kur ishte princ, atij i ishte mbushur mendja që të çlironte Stambollin.

Një ditë mësuesi i tij Akshemseddin e shikoi teksa po vizatonte në mur me ndihmën e një shkopi. Ai e pyeti se çfarë po bënte dhe Fatihu duke i treguar hartën e Stambollit, të cilën e kishte vizatuar në mur, i tha:

-Këto mure duhet të shkatërrohen! Për ta bërë këtë gjë kemi nevojë për topa shumë të fuqishëm! Nëse nuk kemi topa të tillë duhet të punojmë për bërjen e tyre! Ne duhet ta sulmojmë qytetin në një mënyrë që Bizantinët të jenë aq të zënë sa të mos kenë kohë për të rindërtuar muret!

Fatihu që në atë moshë i kishte vënë vetes qëllim që të pushtonte Stambollin. Ai bëri çdo gjë të mundur për t’ia arritur qëllimit të vet. Për një njeri ideali që duhet të ketë në jetë është po aq i rëndësishëm sa zgjuarsia që duhet të mishërojë. Një njeri që nuk ka qëllime, vërtitet si një anije pa timon.

Pse të mos dalin edhe nga mesi juaj shkencëtarë, mendimtarë, artistë dhe shkrimtarë? Për t’ia arritur kësaj duhet të keni ideale dhe të punoni fort…

“Të bëhesh njeri i madh” nuk do të thotë të kesh sukses vetëm në një fushë të jetës. E rëndësishme është që t’i përdoresh dijet dhe talentet për t’i shërbyer njerëzimit dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.

Po ju tregojmë një histori: Një burrë e kritikoi djalin që kishte bërë gabime me fjalët: “Ti nuk do të bëhesh kurrë njeri!” Kaluan vitet dhe djali u rrit. U bë sundimtari i vendit. Një ditë i urdhëroi ushtarët që të merrnin babanë e tij me dhunë dhe t’ia sillnin përpara tij. Kur erdhi babai, ai i tha duke qeshur:

-Pa shiko baba. Ti më the që nuk do të bëhem kurrë njeri, por unë u bëra sundimtar.

Babai iu përgjigj:

-Unë nuk të thashë që nuk bëhesh dot sundimtar, unë të thashë që nuk bëhesh njeri. Duke parë mënyrën si më detyrove të vij këtu, kuptohet mirë se ti nuk ke arritur të bëhesh njeri.

Nga kjo histori kuptojmë se, nëse ndodhesh në postin më të lartë të shtetit nuk do të thotë se je njeri i madh. E rëndësishme është mënyra se si e përdor këtë fuqi. Edhe njeriu që shpiku bombën atomike ka qenë njeri i zgjuar por e përdori zgjuarsinë e vet në dëm të njerëzimit.

Në besojmë se Fatih-ët dhe Akshemsedinët e të ardhmes do të dalin nga rreshtat e lexuesve të “Etikës për fëmijë”. Ju jeni shumë të shtrenjtë dhe mund të arrini suksese të mëdha. Mjafton që të punoni dhe të keni ideale të larta!


Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *